Maqedoni

VLEN: LSDM dhe BDI sillen sikur të ishin 9 vjet në opozitë e jo 90 ditë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

September 27, 2024, 12:09

Nuk ka nënvlerësim më të madh të opinionit se sa të akuzosh Qeverinë e re të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it për vendimin e BE-së për ndarjen e Shqipërisë, thuhet në reagimin e VLEN-it.

“Nëse do t’i kishim nisur ndryshimet kushtetuese atë ditë kur u bë konstituimi i përbërjes së re parlamentare, ato nuk do të ishin përfunduar deri në nëntor, sepse procedura zgjat gjashtë muaj.

Kjo do të thotë se vendimi i BE-së për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë është përcaktuar gjatë mandatit të Qeverisë së kaluar të LSDM-së dhe B DI-së, të cilët dështuan të sjellin Gruevskin për t’ju siguruar shumicën e dy të tretave për përfshirjen e bullgarëve në
Kushtetutë.

Do të ishim shumë të lumtur nëse vendimi i ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për hapjen e kapitullit të parë me Shqipërinë do të zbatohej edhe për Maqedoninë.
Progresi ynë drejt anëtarësimit të plotë në BE sërish është ngadalësuar për shkak të çështjeve bilaterale dhe korrupsionit masiv të atyre që me vite e përdornin retorikën evropiane për manipulime të përditshme.

Megjithatë, presim që vendimi i BE-së për Shqipërinë të shërbejë si një stimul për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme në kohën më të shkurtër të mundshme, e cila do të ofrojë garancitë e duhura për miratimin e amendamenteve kushtetuese.
Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar ndaj përshpejtimit të procesit të integrimit dhe zbatimit të reformave të domosdoshme për t’i përmbushur standardet më të larta evropiane.

Koalicioni VLEN nuk do të ndalet derisa Maqedonia të marrë vendin e saj të merituar në Bashkimin Evropian.

Do të vazhdojmë të luftojmë për të ardhmen evropiane të vendit, duke i lënë pas manipulimet dhe korrupsionin e së kaluarës.

Evropa na pret – dhe ne jemi gati ta realizojmë këtë vizion!”, thuhet në reagimin e koalicionit në pushtet VLEN.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_4244
Zgjedhjet në Kosovë, Vuqiç u bën thirrje serbëve: E vetmja garanci që Kurti mos t’ju dëbojë është…
IMG_4242
Voton Ramush Haradinaj, thirrje qytetarëve: Kosova ka nevojë për votën tuaj
Policia_26-1
Aksion policor në Veles, kërkohet armë dhe municione të paligjshme
IMG_4239
Voton Albin Kurti – kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje
IMG_3029
Digjen tre kamionë në një kompani në Zhelinë të Tetovës
IMG_4222
“Jemi miq edhe përkundër moskuptimeve”, Kurti për marrëdhënien me SHBA-në: Nuk mund të pranoj gjithçka që më kërkojnë…