Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë e hapur sot për ankesa për zgjedhjet në Bërvenicë

Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë e hapur sot për ankesa për zgjedhjet në Bërvenicë

Sot në ditën e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunës së Bërvenicës, Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit në Tetovë do të jetë e hapur nga ora 7:00 deri në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët të mund të raportojnë çdo shkelje të të drejtës së tyre të votimit.

Përveçse personalisht në zyrë, qytetarët do të mund të raportojnë shkelje të të drejtës së tyre të votimit duke telefonuar në numrin 044 344-082.

“Avokati i Popullit do të mbrojë të drejtat e qytetarëve duke ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga organet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera që janë të detyruara të sigurojnë mbrojtje të të drejtave të tyre të garantuara”, thuhet në kumtesën e këtij institucioni.

Me këtë rast, Avokati i Popullit thekson se e drejta e votës është e garantuar me kushtetutë si e drejtë e barabartë, universale dhe e drejtpërdrejtë dhe ushtrohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe se askush nuk mund të mbahet përgjegjës për ushtrimin e kësaj të drejte, prandaj nuk është rastësi që shkelja e lirisë së zgjedhjes së votuesve, si dhe shkeljet e tjera të së drejtës së votës, janë vepra të dënueshme.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme