Trendy

47 vjeçari nga Tetova me shpejtësi 177 “fluturon” rrugës Gostivar-Tetovë, privohet nga liria

Para 1 orë

Sot (01.07.2026), rreth orës 18:00, në rrugën Gostivar–Tetovë, në nyjën rrugore të Bogovinës, zyrtarët policorë të Njësisë Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë Sektorit për Punë të Komunikacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me automjetin special “ndjekës”, kanë regjistruar një veturë që lëvizte me 177 km/h, në një segment ku shpejtësia maksimale e lejuar me sinjalistikë rrugore është 80 km/h, përcjell tetova1

Me urdhër të prokurorit publik nga Tetova, është privuar nga liria drejtuesi i automjetit të pasagjerëve “Škoda” me targa të Tetovës. Bëhet fjalë për K.B. (47) nga Tetova, ndaj të cilit janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionet e parapara me nenin 297-a të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga MPB njoftojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim në mbarë territorin e vendit, me qëllim ndëshkimin e shkelësve, rritjen e sigurisë në trafik dhe mbrojtjen e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Njëkohësisht, autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, në mënyrë që së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta./tetova1.mk

Trending