Në Tiranë po zhvillohen sot dy protesta kombëtare, njëra e organizuar nga studentët, pedagogët dhe të rinjtë para Ministrisë së Arsimit, dhe tjetra e thirrur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.
Disa protestues kanë qëlluar me llastiqe dhe kapsolla në drejtim të policisë para Ministrisë së Arsimit. Protestuesit e maskuar janë rreshtuar përballë efektivëve të policisë dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre me llastiqe dhe gurë.
Po ashtu, protestuesit kanë ndezur tymuese blu dhe të kuqe, si dhe janë djegur kartonë dhe kosha mbeturinash në rrugën përpara institucionit.
Kujtojmë, protestuesit e mbledhur para Ministrisë së Arsimit nuk kanë mirëpritur pjesëmarrësit e protestës së Partisë Demokratike dhe nuk kanë lejuar bashkimin e tyre me protestën studentore.
Lexo edheSot protesta kombëtare, studentët nga i gjithë vendi mblidhen në Tiranë!Protesta studentore vijon prej 19 ditësh, ndërsa Partia Demokratike ka organizuar tubimin e saj të dytë kombëtar në mbështetje të studentëve.
Më shumë për këtë
Tensione te Ministria e Arsimit, studentët përzënë deputetët e PD-së nga protestaShqiperi · 4 orë më parë
“Nuk është bisedë që bëhet në telefon”- Shprehu mbështetje për protestën e studentëve, policia kontakton Capital T! Oficeri: Kur të vish në Tiranë sqarohemiShowbiz · 1 javë më parë
Shiste lëndë piroteknike për protestuesit, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 47 pakoShqiperi · 5 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












