Muhamed Murtezi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka kritikuar zhurmën politike dhe deklaratat që, sipas tij, bëhen nga njerëz që synojnë të paraqiten si patriotë, përcjell tetova1
“Nejse, maksi është i madh vetëm me trup, për çështjet në Qeveri e në Kuvend, goxha i vogël. Zhurma që herë pas here prodhon me shokët e partisë nuk e rrit fare në mejdanin e politikës, kot i jep zë e shitet ‘patriot’”, ka shkruar Murtezi.
Ai e përfundon reagimin e tij me mesazhin se koha do ta dëshmojë të vërtetën, duke lënë të kuptohet se veprimet dhe qëndrimet politike do të tregojnë se kush ka peshë në skenën politike./tetova1.mk
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












