Një 23-vjeçar nga qyteti i Unnës në Gjermani është arrestuar nën dyshimin për planifikimin e një sulmi terrorist, ndërsa në hetime është përfshirë edhe një 19-vjeçar me shtetësi gjermane dhe kosovare.
Sipas gazetës gjermane “BILD”, 23-vjeçari, i cili ishte në përgatitje profesionale për punë në kompaninë hekurudhore Deutsche Bahn, dyshohet se së bashku me 19-vjeçarin nga Hagen kishte diskutuar gjatë muajit shtator mundësinë e kryerjes së një sulmi dhe sigurimin e armëve të zjarrit.
Dyshohet se ata kishin planifikuar të siguronin dy pushkë automatike të tipit AK-47, me çmim prej 1.000 eurosh për secilën.
Më 1 tetor, forcat speciale gjermane kanë bastisur disa banesa në Unna dhe Hagen, por gjatë kontrolleve nuk janë gjetur armë.
Lexo edheArrestohet 31-vjeçari shqiptar në Gjermani, dyshohet se plagosi rëndë një kosovar në MynihSipas raportimit, autoritetet e sigurisë i kishin monitoruar të dyshuarit dhe kishin përgjuar bisedat e tyre. Objektivi konkret i sulmit ende nuk është bërë i ditur, ndërsa gjatë diskutimeve dyshohet se ishin përmendur thikat, veturat dhe armët e zjarrit si mjete të mundshme sulmi.
Prokuroria e Përgjithshme në Düsseldorf ka konfirmuar akuzën ndaj 23-vjeçarit, i cili ndodhet në paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes.
Ndërkaq, 19-vjeçari Adnan R. nga Hagen, i cili posedon shtetësi gjermane dhe kosovare, është gjithashtu nën hetime, por nuk është dërguar në paraburgim, pasi autoritetet nuk kanë konstatuar arsye ligjore për një masë të tillë.
Në kuadër të hetimeve janë përfshirë edhe dy shtetas sirianë, të moshës 20 dhe 24 vjeç, por ndaj tyre nuk është ngritur asnjë akuzë, pasi deri më tani nuk janë siguruar prova për përfshirjen e tyre.
Më shumë për këtë
Dyshohet se dhunoj 4 vjeçarin në kopsht, arrestohet edukatorjaShqiperi · 1 javë më parë
Vrasjet në “Gjorçe”: Të dyshuarit dyshohet se i pranuan veprat, hetuesit kanë ADN dhe incizimeMaqedoni · 3 ditë më parë
60-vjeçarit i zhduken 139.474 denarë nga llogaria bankare, dyshohet për transaksione të paautorizuara në internetMaqedoni · 5 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












