Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kurti premton më shumë para për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kurti premton më shumë para për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar rritje të mbështetjes për ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, pas miratimit të buxhetit për vitin 2027 në vlerë prej 4.27 miliardë euro.

“Me këtë buxhet është paraparë edhe rritja e mbështetjes për ekipet mbrojtëse të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, sipas kërkesës së parashtruar nga ekipet mbrojtëse”, tha Kurti.

Ai tha se Qeveria e Kosovës është edhe në pritje të strategjisë së Grupit Punues për çështjen e Apelit për ish-krerët e UÇK-së.

Kurti ndër të tjera njoftoi se buxheti i vitit të ardhshëm parasheh pagën e 13-të për sektorin publik dhe rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga data 1 korrik 2027.

Lexo edhePaga më të larta për pjesëtarët e Ushtrisë dhe të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes nga 1 janari

“Pra në pjesën e parë të vitit paga e 13-të, kurse në pjesën e dytë të vitit rritje e pagës për të gjithë nëpunësitë që marrin pagë nga buxheti”, tha Kurti.

Në këtë buxhet, sipas Kurtit, është paraparë dhe buxhetuar rritja graduale të shtesave për fëmijë në katër.

“Me nga 25% çdo vit mbi shumën aktuale. Nga janari i vitit 2027 shtesat për fëmijë rriten 25%, pastaj edhe në janar të vitit 2028, 25%, në janar 2029, 25% dhe në janar 2030, 25%”.

Kurti ndër të tjera njoftoi se për herë të parë buxheti parasheh mbi 1 miliardë euro vetëm në investime kapitale.

“Këtu përshihet ndërtimi i rrugëve të reja siç janë: Unaza e jashtme e Prishtinës, segmenti Duhël – Banullë që bashkon dy autostradat, Autoudha e Dukagjinit dhe shumë rrugë tjera rajonale dhe nacionale që parashihen të zgjerohen dhe të rehabilitohen. Kemi buxhetuar edhe ndërtimin e Digave, por edhe ndërhyrjen me masa mbrojtëse për ambientin përshirë sistemin e ri të grumbullimit dhe sortimit të mbeturinave”.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme