Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku në një shtëpi janë gjetur dy persona pa shenja jete, një burrë dhe një foshnjë.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se informacioni është pranuar rreth orës 08:47.
Sipas Hashanit, njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të dy personave.
Viktima mashkull ishte i vitlindjes 1999, ndërsa personi tjetër i pajetë ishte foshnjë.
Lexo edheVjedhje e rëndë në Shkup: I hyjnë në shtëpi, e godasin me kondak arme dhe i marrin paratëMe vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorinë, është duke ndërmarrë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Më shumë për këtë
25-vjeçarja denoncon se është sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë nga një 20-vjeçar në Reçicë të VogëlMaqedoni · 5 ditë më parë
Agim Islamit të rastit “Alfa” që gjendet në burg – raportohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore!Maqedoni · 1 javë më parë
Stresit i shkojnë policët pranë shtëpisë me mëngjes, reperi: “S’jam në shtëpi, mos terrorizoni lagjen”Magazina · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











