Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Murtezani: Përpiluesi u dorëzua, BDI-ja u demaskua si “opozitë”! Radha i takon shumicës dhe kryetarit të Komunës të dorëzohen përballë këtij turpi!

Murtezani: Përpiluesi u dorëzua, BDI-ja u demaskua si “opozitë”! Radha i takon shumicës dhe kryetarit të Komunës të dorëzohen përballë këtij turpi!

Këshilltari i Lidhjes Shqiptare, Arlind Murtezanu, i ka bërë thirje shumicës së këshilltarëve në pushtetin lokal dhe Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, që të tërhiqen nga projekti për shitjen e parcelës së zjarrfikësve. Ai ka akuzuar edhe këshilltarët e BDI-së për tërheqjen nga debati publik i thurir për sot, duke thënë se kështu pamundësohet debati.

Reagimi i plotë:

Përpiluesi u dorëzua, BDI-ja u demaskua si “opozitë”! Radha i takon shumicës dhe kryetarit të Komunës të dorëzohen përballë këtij turpi!

Në debatin publik, profesori Rametullah Ferati nuk u paraqit për t’u përballur me pyetjet dhe shqetësimet e qytetarëve, duke iu shmangur përgjegjësisë për t’i shpjeguar publikut projektin që, sipas nesh, rrezikon t’i kushtojë shtrenjtë qytetit dhe qytetarëve.

Lexo edheGeorgievski demaskon hipokrizinë mediatike: “Trima” kundër shqiptarëve e bullgarëve, por përballë nacionalizmit serb shndërrohen në minj!

Këshilltari i LSH-së, Arlind Murtezani, u largua nga salla, duke theksuar se nuk kishte më me kë të debatonte, pasi përpiluesi kishte zgjedhur të mos përballej me qytetarët. Ai nuk pranoi të bëhej pjesë e këtij cirku.

Shqetësimi ynë mbetet edhe tërheqja e BDI-së, e cila, për arsye ende të panjohura, ndryshoi qëndrim dhe nuk mori pjesë në debatin publik që vetë e kishte kërkuar, duke bllokuar edhe seancën e kaluar. Atëherë, si “opozitë”, na penguan të zhvillonim debat, duke protestuar e bërë zhurmë për ta kërkuar atë. Sot, kur debati u organizua, ata munguan.

Kjo sjellje ngre dyshime serioze se BDI-ja mund të jetë pjesë e të njëjtave pazare politike me VLEN-in, dyshime që shtohen edhe nga përvoja e tyre e mëparshme politike.

Qytetarët duhet ta dinë se Lidhja Shqiptare është opozita që mbron interesin e tyre, pa pazare dhe lojëra politike. Kjo ngjarje është një tjetër dëshmi për ata që pretendojnë se janë opozitë, por shmangin momentin kur duhet të dëshmojnë me vepra se në anën e kujt qëndrojnë.

Arlind Murtezani, Këshilltar i Lidhja Shqiptare – Tetovë

Më shumë për këtë

Kasami pret në Shkup Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu: Diskutohet për projektet infrastrukturore dhe bashkëpunimin dypalëshMaqedoni · 1 javë më parëOpozitari izraelit bën thirrje për koalicion me partitë arabe për ta larguar Netanyahun nga pushtetiLajme · 6 ditë më parëQoku: I japim fund kontratave, dorëzova projektligjin për rregullimin e statusit të punonjësve të administratësMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme