Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mustafa Dauti pas garancisë 1.14 milionë euro për Përparim Bajramin: Drejtësia a është e barabartë për të gjithë?

Mustafa Dauti pas garancisë 1.14 milionë euro për Përparim Bajramin: Drejtësia a është e barabartë për të gjithë?

Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka reaguar pas vendimit që Përparim Bajrami, i akuzuari i parë në rastin “Lotaria”, të lirohet nga paraburgimi, pasi Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë në patundshmëri në vlerë prej 1.140.781 eurosh, përcjell tetova1

Dauti ka vënë në pikëpyetje perceptimin e barazisë para ligjit, duke krahasuar rastet kur qytetarë dënohen me mbi tre vjet burg për vepra me pasoja shumë më të vogla, me rastet kur persona të tjerë arrijnë të sigurojnë mbrojtjen në liri përmes garancive milionëshe.

Ai thekson se problemi nuk qëndron te e drejta për t’u mbrojtur në liri, por te besimi i qytetarëve se drejtësia zbatohet njësoj për të gjithë, pavarësisht mundësive financiare.

Reagimi i plotë:

Lexo edhePërparim Bajrami lirohet nga paraburgimi, ofroi me garanci prej mbi 1.1 milion eurosh!

“Dikush për një vepër me pasoja shumë më të vogla dënohet me mbi 3 vjet burg, ndërsa dikush tjetër, me një garanci prej mbi 1 milion eurosh, fiton të drejtën të mbrohet në liri.

Problemi nuk është te e drejta për t’u mbrojtur në liri, por te perceptimi që krijojnë vendimet e gjykatave, kur qytetari i zakonshëm përballet me gjithë peshën e ligjit, ndërsa ata me mundësi financiare mund të ofrojnë garanci milionëshe.

Gjykatat duhet jo vetëm të zbatojnë ligjin, por edhe të ruajnë besimin e qytetarëve se drejtësia është e barabartë për të gjithë.

Sepse, në fund, pyetja mbetet: A jemi të gjithë të barabartë para ligjit, apo barazia varet edhe nga thellësia e xhepave?!”, ka shkruar Dauti./tetova1.mk

Screenshot

Më shumë për këtë

Mustafa Dauti merr pjesë në pritjen solemne për 103-vjetorin e Republikës së TurqisëMaqedoni · 5 ditë më parëMustafa Dauti: Vazhdon goditja ndaj tregtisë së paligjshme te duhanitMaqedoni · 6 ditë më parëVazhdoi gjykimi për “Lotarinë Shtetërore”, dëshmitari i Prokurorisë: Bajrami e quante Grubin “shef”Maqedoni · 4 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme