Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mickoski paralajmëron: Investime të reja, prodhim vendor dhe mbi 1.000 vende të reja pune

Mickoski paralajmëron: Investime të reja, prodhim vendor dhe mbi 1.000 vende të reja pune

Kryeministri Hristijan Mickoski e ka vlerësuar si jashtëzakonisht të suksesshme vizitën e tij zyrtare në Dyseldorf të Gjermanisë, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues politikë dhe me disa kompani të interesuara për të investuar në Maqedoni.

Gjatë vizitës janë zhvilluar takime edhe me disa kompani, ndër to edhe me kompaninë gjermane „Gereshajmer“, e cila deri më tani ka realizuar dy investime në Maqedoni, në vlerë të përgjithshme prej rreth 120 milionë eurosh.

Siç bën të ditur kryeministri i vendit, kompania planifikon një investim të ri në Maqedoninë e Veriut.

“Gereshajmer“ me investim të ri në Maqedoni!

Lexo edheMexhiti: Dibra ka mbështetjen tonë për investime dhe zhvillim ekonomik

120 milionë euro investime deri më tani, kapacitete të reja prodhuese dhe mbi 1.000 vende të reja pune.

Si Qeveri, angazhohemi për një ekonomi më të fuqishme, tërheqjen e investimeve të huaja, zhvillimin e prodhimit vendor dhe hapjen e vendeve të punës me paga të mira, për një të ardhme më të mirë të qytetarëve”, ka shkruar kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme