Një pjesë e qytetit të Tetovës dhe disa vendbanime përreth nesër, më 5 nëntor 2026, do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në furnizimin me rrymë, përcjell tetova1
Nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të jetë një pjesë e zonës së Derebojit, te mulliri.
Nga ora 09:30 deri në 13:30, ndërprerje të energjisë do të ketë te objektet përgjatë rrugës nga ish-Lëkurëpunuesja drejt fabrikës „Teteks“.
Ndërsa nga ora 09:30 deri në 13:45, pa energji elektrike do të mbeten objektet në dalje të Reçicës së Madhe, në drejtim të Kallnikut.
Lexo edheNesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës dhe fshatrave përreth, ndërprerjet zgjasin deri në pesë orëNdërprerje tjetër, nga ora 10:30 deri në 11:24, është paraparë në këto vendbanime: Strimnicë, Falishtë, një pjesë e Zhelinës, Dobrosht, Çiflik, Larcë, Leshnicë e Epërme, Leshnicë e Poshtme, Xhepçisht, Poroj dhe Gjermë.
Në të njëjtin orar pa energji elektrike do të mbeten edhe hidrocentrali „Bërza Voda“, objektet industriale në Poroj dhe Xhepçisht, si dhe një pjesë e lagjes Dereboj, në afërsi të KEC-it në Tetovë./tetova1.mk
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












