Pas tragjedisë në Bogdanc, ku më 3 nëntor u gjetën të vdekur një vajzë 17-vjeçare dhe një 21-vjeçar, kanë pasuar reagime të shumta në opinion.
Anëtari i LSDM-së, Gjorgji Galetanovski, kritikoi institucionet, duke pretenduar se vajza kishte raportuar më herët dhunën, por nuk kishte marrë mbrojtjen e nevojshme.
„Kjo vajzë nuk kishte heshtur, ajo kishte denoncuar, por institucionet, si gjithmonë, dështuan. Më e frikshme është se si shoqëri jemi mësuar me tragjedi dhe jemi bërë apatikë. Ndoshta ka ardhur koha për protesta!”, shkroi Galetanovski.
Sipas informacioneve të publikuara, 17-vjeçarja më herët kishte raportuar dhunë nga 21-vjeçari.
Lexo edheKjo është 17-vjeçarja Biljana Kiriq që u gjet e vdekur pranë Bogdancit, dyshohet se u vra nga 21-vjeçari Viktor Guntarov, dalin detaje të reja tronditëse nga rastiProkuroria ka bërë të ditur se dyshimet fillestare çojnë drejt një rasti të vrasjes dhe vetëvrasjes, ndërsa ka konfirmuar se ndaj 21-vjeçarit ishte paraqitur më herët edhe kallëzim për rrezikim të sigurisë.
Rrethanat e plota të tragjedisë dhe shkaqet e vdekjes pritet të sqarohen përmes obduksionit dhe hetimeve të mëtejshme.
Më shumë për këtë
Nuk respektoi masat mbrojtëse të gjykatës, ish-partneri kërcënon dhe përndjek 34-vjeçaren nga TetovaMaqedoni · 2 ditë më parë
Tragjedi në Gjilan, një 27-vjeçar dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpiLajme · 4 ditë më parë
Sulmohet fizikisht me mjet të fortë një 40-vjeçar në Tetovë, denoncohet rasti në policiMaqedoni · 5 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












