Një automjet është goditur nga një plumb gjatë lëvizjes në rrugën Debresh–Vrapçisht.
Sipas denoncimit, pas një zhurme të fortë, drejtuesi dhe pasagjeri kanë ndaluar automjetin dhe kanë konstatuar një projektil arme zjarri dhe dëmtime në automjet.
Policia ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorit.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












