Policia e Tearcës arreston një 34-vjeçare nga fshati Orash e poshtme, pasi ofendoi dhe nënçmoi zyrtarët policorë, përcjell tetova1
Zyrtarët policorë të Njësisë Policore në Tearcë, më 6 nëntor, në orën 08:30, kanë privuar nga liria M.I. (34) nga fshati Orashe e Poshtme, pasi, sipas policisë, kishte prishur rendin dhe qetësinë publike gjatë veprimeve policore ndaj saj.
Rastin në polici e kishte denoncuar S.A., po ashtu nga i njëjti fshat. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, M.I. kishte bërtitur, ishte grindur, ishte sjellë në mënyrë të pahijshme dhe kishte nënçmuar zyrtarët policorë.
Ajo është ndaluar në stacionin policor për procedura të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të rastit./tetova1.mk
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












