Një 26-vjeçar me origjinë nga Venezuela është arrestuar pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, pasi në automjetin e tij u gjetën tri armë zjarri dhe dhjetëra fishekë. Sipas autoriteteve amerikane, i dyshuari kishte deklaruar se dëgjonte zëra që e urdhëronin të vriste presidentin Donald Trump.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 5 nëntorit, kur agjentët e Shërbimit Sekret vunë re një automjet të dyshimtë të parkuar në Constitution Avenue, pranë rezidencës presidenciale.
I dyshuari është identifikuar si Ronny Yordrix Guanipa Chrinos, shtetas venezuelian. Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga mediat amerikane, ai ndodhej në një automjet Ford F-150, i cili rezultonte i raportuar si i vjedhur.
Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan një pushkë të tipit AR-15, një armë MAC-10, një pistoletë Glock 43X dhe dhjetëra fishekë.
Lexo edheArrestohet 21-vjeçari në Çiflik, dyshohet për tentim-vjedhje në një shtëpi dhe sulm fizik ndaj një punonjësi lokaliDepartamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) deklaroi se 26-vjeçari u kishte thënë agjentëve se dëgjonte zëra që e udhëzonin të udhëtonte drejt Uashingtonit dhe të vriste presidentin Trump.
Sipas NBC News, gjatë komunikimit me policinë, i dyshuari përdori aplikacionin Google Translate dhe pretendoi se dikush kishte tentuar ta vriste me një prej armëve që mbante në automjet.
Autoritetet amerikane bëjnë të ditur se venezueliani kishte hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara përmes Teksasit në mars të vitit 2024. Ai ishte ndaluar më parë nga Patrulla Kufitare, por më pas ishte liruar.
Pas arrestimit, 26-vjeçari u përball me disa akuza penale, përfshirë transportimin dhe mbajtjen e paligjshme të armëve, posedimin e municioneve të paregjistruara dhe përdorimin e paautorizuar të një automjeti.
Ai është paraqitur para gjykatës në Uashington dhe mbetet në paraburgim pa të drejtë lirimi me garanci.
Drejtori i Shërbimit Sekret Amerikan, Sean Curran, vlerësoi ndërhyrjen e agjentëve, duke theksuar shqetësimin për shtimin e rasteve të kërcënimeve ndaj personave që mbrohen nga ky institucion.
Ndërkohë, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse i dyshuari kishte hartuar një plan konkret për atentat ndaj presidentit amerikan. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.
Më shumë për këtë
Arrestohet 47-vjeçari nga Nerashti në Tetovë, kërkohej me urdhër gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burgMaqedoni · 5 ditë më parë
80-vjeçarja nga Shkupi denoncon nusen: E sulmoi fizikisht dhe e kërcënoi në shtëpinë e tyreMaqedoni · 6 ditë më parë
Gostivar: 60-vjeçari arrestohet për trafikim njerëzish, detyronte nënën 80-vjeçare të lypteMaqedoni · 1 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












