Mbi 2 mijë punonjës shqiptarë në administratën publike në nivel qendror pritet të përfitojnë nga transformimi i kontratave të përkohshme në vendime të përhershme pune, në bazë të ligjit të ri. Këtë e bëri të ditur bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Verdikt” në TVM 2.
Mexhiti tha se përllogaritjet përfundimtare ende nuk janë përmbyllur, por sipas të dhënave paraprake, rreth 6 mijë punonjës të administratës në nivel qendror janë aktualisht të angazhuar me kontrata pune.
“Prej tyre, mbi 2 mijë punonjës, të cilët nga kontratat e përkohshme do të marrin vendime të përhershme, janë shqiptarë, mos edhe më shumë”, deklaroi Mexhiti.
Ai vlerësoi se transformimi i kontratave do të ndikojë pozitivisht në sigurinë e punës për këta punonjës.
Lexo edheKontratat e përkohshme drejt punësimit të përhershëm, por jo të gjithë do të përfitojnë“Vlerësojmë se kjo është e shëndetshme për sigurinë e tyre në punë”, u shpreh Mexhiti.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












