Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Izet Mexhiti thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin në votime për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Izet Mexhiti thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin në votime për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Izet Mexhiti, bashkëkryetari i koalicionit VLEN, ka përcjellë një mesazh inkurajues për qytetarët shqiptarë në Luginën e Preshevës, në prag të zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Në thirrjen e tij, ai ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes masive dhe të mbrojtjes së të drejtave, gjuhës dhe kulturës shqiptare përmes votës.

Në vijim gjeni postimin e plotë të Izet Mexhitit:

“Të dashur shqiptarë të Luginës së Preshevës,
Nesër është një ditë e rëndësishme për përfaqësimin e shqiptarëve. Secili prej jush mund ta bëjë zërin e vet pjesë të këtij vendimi.

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka rëndësi për gjuhën shqipe, arsimin e fëmijëve tanë, kulturën dhe të drejtat tona. Prandaj ka rëndësi pjesëmarrja. Ka rëndësi secili qytetar. Ka rëndësi çdo votë.

Lexo edheAli Ahmeti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës për pjesëmarrje masive në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Dilni, merrni pjesë dhe votoni lirshëm, sipas bindjes suaj. Për përfaqësim të drejtë. Për gjuhën, kulturën dhe të ardhmen tuaj në vendlindje.

Nesër, le të dëgjohet zëri juaj. Dilni dhe votoni për Këshillin Kombëtar Shqiptar!”

Më shumë për këtë

Mexhiti: Koalicioni qeverisës i fokusuar te zgjidhjet dhe projektet, jo te zgjedhjetMaqedoni · 3 ditë më parëBujar Osmani për rikthimin e Mexhitit në BDI: Të bëhemi bashkë për ta ndalur hovin e poshtërimit shqiptarMaqedoni · 6 ditë më parëMexhiti: Në demokracitë multietnike nuk guxon të ketë ndarje në „ne“ dhe „ata“, qytetarët vendosin me votëMaqedoni · 6 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme