Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kasami priti çiftin që vullnetarisht çdo ditë pastrojnë Banjën e Tetovës: Ziber dhe Fatime Memeti, shembull qytetarie!

Kasami priti çiftin që vullnetarisht çdo ditë pastrojnë Banjën e Tetovës: Ziber dhe Fatime Memeti, shembull qytetarie!
Screenshot

Ziber dhe Fatime Memeti, çifti që çdo mëngjes zgjohet herët për të pastruar hapësirat e Banjës së Tetovës, sot janë pritur në takim nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Ata për më shumë se një muaj, pavarësisht moshës, ata kanë marrë iniciativën që çdo ditë të mbledhin mbeturinat e lëna nga vizitorët, duke dhënë një shembull të jashtëzakonshëm të dashurisë për natyrën dhe përgjegjësisë ndaj komunitetit. Veprimi i tyre dëshmon se për një ambient më të pastër nuk mjaftojnë vetëm ankesat, por duhen edhe vepra!

“Sot kishim kënaqësinë që në zyrën time t’i pranoj dy pensionistë, dy qytetarë të ndershëm, të kujdesshëm për ambientin në Tetovë, të cilët janë shembull për gjithë qytetarët e tjerë se ambienti ruhet vetëm nëse kujdesemi bashkë. Shembullin e Ziberit dhe shoqes së tij, si dhe të gjithë qytetarëve të tjerë që kujdesen për hapësirat tona publike, duhet ta ndjekim të gjithë”, tha kreu i Tetovës, Bilall Kasami, pas takimit që pati me çiftin Memeti.

Lexo edheKasami: Afër 500 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar transportin publik në Tetovë brenda një viti

 

Më shumë për këtë

Kasami uron Arkin Jahijin për mandatin e ri: Të punojë për të gjithë qytetarët e Bërvenicës, pa dallim etnie e partieMaqedoni · 1 javë më parëBilall Kasami: Bogovina po ndryshon, po merr pamjen e një komune të VLEN-itMaqedoni · 5 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme