Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Edhe një javë deri te vendimi i dytë për Hashim Thaçin

Edhe një javë deri te vendimi i dytë për Hashim Thaçin

Të martën e javës së ardhshme pritet të shpallet vendimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi në çështjen gjyqësore për pengim të drejtësisë, në të cilën Prokuroria ka kërkuar gjashtë vjet burgim për të.

Thaçi në këtë çështje po gjykohet së bashku me Isni Kilajn, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin.

Për Kilajn, Smakajn dhe Fazliun, Prokuroria ka kërkuar nga tre vjet burgim, ndërkaq për Kuçin nëntë muaj burgim.

Në rastin e parë, më 16 shtator, Thaçi u dënua me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale. Ndërkaq, Specialja para disa javësh kishte sqaruar se kjo është një çështje e ndarë nga ajo për krime lufte dhe se koha e kaluar në paraburgim nuk do t’i llogaritet në rastin e ri, i cili është hapur pas atij për krime lufte.

Lexo edheMexhiti: Mbi 2 mijë shqiptarë pritet të kalojnë nga kontratat e përkohshme me vendime të përhershme pune

Aktakuza ndaj Thaçit për këtë rast u konfirmua më 29 nëntor të 2024-së, ndërkaq më 6 dhjetor të po atij viti u bë publike.

Sipas aktakuzës, Thaçi, “në periudhën nga 12 prilli 2023 deri më 2 nëntor 2024, gjatë vizitave në paraburgim, u ka dhënë informacione konfidenciale për dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar Isni Kilajt, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit”.

Në aktakuzë pretendohet më tej se “Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me z. Smakaj, me z. Fazliu dhe me z. Kilaj, dhe persona të tjerë kundër të cilëve nuk janë ngritur akuza, si dhe me z. Kuçi, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së në kontekstin e gjykimit aktual për krime lufte, Thaçi dhe të tjerët”.

Thaçi, Kilaj, Smakaj, Fazliu dhe Kuçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre nga Specialja.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme