Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kazinoja në Këçovë ka vjedhur rrymë me pajisje për manipulim të njehsorëve

Kazinoja në Këçovë ka vjedhur rrymë me pajisje për manipulim të njehsorëve

Nga “Elektrodistribucioni” njoftuan se pas analizave të detajuara të konsumit dhe ndjekjes së vazhdueshme të dinamikës së shfrytëzimit të energjisë elektrike, Ekipi i specializuar për zbulimin e përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike ka kryer një kontroll në terren në një kasino në rrugën “Magjistralni pat” (Rruga Magistrale) në Këçovë, gjatë të cilit ka zbuluar një rast të përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike.

 

 

Sipas informacioneve nga “Elektrodistribucioni”, është konstatuar sjellje jo e zakonshme e njehsorëve (matësve), e shoqëruar me një zhurmë (mërmërimë) anormale në kabinetin matës.

 

• Pajisja e përdorur: “Me matjet e kryera është regjistruar një frekuencë prej 225 deri në 340 Hz, që paraqet një devijim të ndjeshëm nga standardi prej 50 Hz. Është përdorur një pajisje për manipulim me frekuenca, e blerë në tregun e zi, me të cilën është mundësuar ndikimi mbi dy njehsorë dhe mosregjistrimi i pjesshëm ose i plotë i energjisë elektrike të konsumuar realisht”, shpjegojnë nga atje.

 

• Masat e ndërmarra: Ata theksuan se është përpiluar një procesverbal për shfrytëzim të paautorizuar dhe i është dorëzuar një kallëzim penal Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për marrjen e paligjshme të energjisë elektrike.

 

• Dëmi financiar: Janë përgatitur gjithashtu dy faturë të veçanta për kompensimin e dëmit për të dyja vendet matëse, në vlerë totale prej 2.722.798 denarë.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme