Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Pas dokumentit për Alta Bankën, ja çka thonë nga BDI

Pas dokumentit për Alta Bankën, ja çka thonë nga BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj pretendimeve që ndërlidhin vendimin e vitit 2023 me zhvillimet rreth hyrjes së Alta Bankës në Stopanska Banka – Manastir, duke i cilësuar ato si përpjekje për manipulim dhe zhvendosje të përgjegjësisë politike.

Në reagimin e saj, BDI hedh poshtë pretendimet se vendimi i vitit 2023 ka pasur të njëjtin qëllim me vendimin e marrë nga Qeveria aktuale në vitin 2025. Sipas kësaj partie, bëhet fjalë për dy vendime krejtësisht të ndryshme, si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga qëllimi.

“Pretendimet që po bëhen për vendimin e vitit 2023 janë një gënjeshtër e plotë dhe një manipulim i paskrupullt!”, thuhet në reagimin e BDI-së. Nga kjo parti sqarojnë se vendimi i vitit 2023 kishte për qëllim mbrojtjen e pronës shtetërore, përkatësisht parandalimin e shitjes së saj pa autorizimin përkatës.

“Përkundrazi, vendimi i vitit 2023 kishte pikërisht qëllimin e kundërt: të mos lejohej shitja pa autorizim e pronës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thekson BDI.

Lexo edheMickoski për “Alta Bankën”: Kapitali nuk hyn në Maqedoni pa kontrollin e Bankës Popullore

Ndërkohë, sipas integristëve, situata është krejtësisht ndryshe me vendimin e vitit 2025, të miratuar nga Qeveria e përbërë nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM. BDI pretendon se me këtë vendim institucionet shtetërore janë obliguar të angazhohen në funksion të hyrjes së Alta Bankës dhe Davor Macurës në Stopanska Banka – Manastir.

“Kjo është krejtësisht e kundërta e asaj që bën Qeveria e VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it në vitin 2025, kur me vendimin e saj i obligon institucionet e shtetit të vihen në shërbim të hyrjes së Alta Bankës dhe Davor Macurës në Stopanska Banka – Manastir”, thuhet më tej në reagim.

Sipas BDI-së, dallimi thelbësor qëndron në faktin se vendimi i parë synonte mbrojtjen e interesit dhe pronës shtetërore, ndërsa vendimi i dytë, siç pretendon kjo parti, ka vendosur institucionet publike në funksion të një transaksioni privat.
“Pra, jo vetëm që nuk bëhet fjalë për të njëjtën çështje, por për dy vendime me qëllime diametralisht të kundërta. Njëri mbronte pronën shtetërore, ndërsa tjetri vë institucionet e shtetit në shërbim të një transaksioni privat”, thekson BDI.

Në fund të reagimit, partia e drejtuar nga Ali Ahmeti akuzon shumicën aktuale qeverisëse se po tenton t’ia bartë përgjegjësinë për vendimet e veta qeverisjes së kaluar. “Kot tentoni të na e faturoni neve atë që e keni bërë vetë. Përgjegjësinë mbajeni vetë, sepse kjo gënjeshtër dhe kjo lojë e ulët politike nuk ju kalon!”, përfundon reagimi i BDI-së.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme