Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Çmimi i rrymës në Maqedoni pritet të rritet deri 5 %, nga Qeveria thonë se po përgatisin masa

Çmimi i rrymës në Maqedoni pritet të rritet deri 5 %, nga Qeveria thonë se po përgatisin masa

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë mund të rritet deri në 5 për qind, ndërsa Qeveria po përgatit masa për të kufizuar shtrenjtimin.

Plani parasheh sigurimin e qymyrit nga Kosova për nevojat e REK Manastirit, shfrytëzimin e prodhimit vendor dhe furnizimin shtesë me energji nga Greqia. Gjithashtu, është planifikuar rikthimi në funksion i bllokut të tretë të termocentralit në Manastir.

Sipas Mickoskit, çmimet e energjisë elektrike në tregjet evropiane janë rritur deri në trefish. Ai paralajmëroi se në muajt e ardhshëm çmimi mund të arrijë në 350–400 euro për megavat-orë.

Për furnizimin me qymyr nga Kosova po përgatitet një sistem transporti prej mbi 6.000 tonësh në ditë, me angazhimin e më shumë se 200 kamionëve.

Lexo edheShtrenjtohet kostoja e jetesës në Maqedoni, rritet inflacioni

Kryeministri tha se Qeveria po ndërmerr masa për të ruajtur stabilitetin energjetik dhe për të kufizuar ndikimin e krizës në çmimet për qytetarët.(INA)

Më shumë për këtë

Po sikur të fikeshin të gjitha dritat? Britania përgatit planin sekret për 72 orë pa energji, internet dhe komunikimLajme · 4 ditë më parëRritet çmimi i naftës në MaqedoniMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme