Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Nga e diela, gjobë prej 45 eurosh për shoferët – Ja çfarë pajisjesh dimërore duhet të keni në veturë

Nga e diela, gjobë prej 45 eurosh për shoferët – Ja çfarë pajisjesh dimërore duhet të keni në veturë

Nga e diela, më 15 nëntor, në Maqedoninë e Veriut hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2027, ndërsa shoferët që nuk i respektojnë rregullat rrezikojnë gjobë prej 45 eurosh, ose rreth 2.770 denarë.

Detyrimi vlen për të gjitha automjetet motorike që qarkullojnë në rrugët publike, pavarësisht kushteve atmosferike dhe nëse në rrugë ka borë apo akull.

Për veturat me peshë deri në 3.500 kilogramë, pajisje dimërore konsiderohen:

* Goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash.
* Goma verore në të katër rrotat, me profil prej së paku 4 milimetrash, por me zinxhirë bore të përshtatshëm për rrotat aktive.

Lexo edheNga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore

Për automjetet me tërheqje në të katër rrotat (4×4), gomat dimërore duhet të kenë profil minimal prej 6 milimetrash. Në rast të përdorimit të gomave verore, kërkohet profil prej së paku 4 milimetrash dhe zinxhirë bore.

Për automjetet transportuese me peshë mbi 3.500 kilogramë, kërkohen goma dimërore në rrotat aktive, me profil minimal prej 6 milimetrash. Alternativë janë gomat verore me profil prej së paku 4 milimetrash, por në këtë rast zinxhirët e borës ose pajisjet e tjera të përcaktuara janë të detyrueshme.

Autobusët dhe automjetet transportuese që për arsye teknike nuk mund të vendosin zinxhirë në rrotat aktive duhet të kenë goma dimërore dhe pajisje ndihmëse, përkatësisht lopatë.

Gomat dimërore identifikohen përmes shenjave „MS“, „M+S“ ose „M&S“, si dhe simbolit të një bore mbi një mal me tri maja.

Autoritetet rikujtojnë se respektimi i këtyre rregullave është i detyrueshëm gjatë gjithë periudhës dimërore, ndërsa mosposedimi i pajisjeve të kërkuara mund t’u kushtojë shoferëve 45 euro gjobë. Qëllimi i masës është rritja e sigurisë në komunikacion gjatë muajve të dimrit.

Më shumë për këtë

Edhe pak ditë afat! Nga 15 nëntori, gjobë 45 euro për mungesën e pajisjeve dimëroreMaqedoni · 3 ditë më parëNga 15 nëntori, pajisjet dimërore për automjetet janë të detyrueshmeMaqedoni · 2 javë më parëRenault zhvillon automjetin ushtarak pa shofer, mund të bartë deri në një ton ngarkesëTeknologji tjera · 6 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme