Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se kompania shtetërore ESM do të ofrojë energji elektrike me të njëjtin çmim si vitin e kaluar, me qëllim shmangien e shtrenjtimit të rrymës për qytetarët.
Sipas tij, situata në tregjet evropiane është shqetësuese, pasi çmimi i energjisë elektrike arrin deri në 500 euro për megavat-orë, ndërsa ai i gazit ka tejkaluar 90 euro.
Lexo edheEnergjia elektrike në Maqedoni më e shtrenjta në Ballkan sipas fuqisë blerëse, pavarësisht çmimit të ulët nominal
Medicosmetica
Дерматолозите се изненадени: едноставен трик ќе ви помогне да се ослободите од брчките
×
Sa i përket ngrohjes qendrore, Mickoski pranoi se ekziston kërkesë për rritje të konsiderueshme të çmimit, por theksoi se Qeveria do të përpiqet ta kufizojë shtrenjtimin në një nivel të përballueshëm për qytetarët.
Ai shtoi se mbrojtja e standardit jetësor mbetet prioritet i Qeverisë.
Më shumë për këtë
Goditje për xhepat e qytetarëve: Maqedonia me gazin më të shtrenjtë në Evropë në raport me standardin jetësor!Maqedoni · 1 ditë më parë
Rritje pagash për ushtarët dhe punonjësit e mbrojtjes: Misajllovski paralajmëron rritje prej 10% në vitin 2027!Maqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












