Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Imeri Stafai “godet” Ali Ahmetin dhe Talat Xhaferin: Munguan për Shqipërinë, kurse për pushtet qëndruan deri në orët e para të mëngjesit!

Imeri Stafai “godet” Ali Ahmetin dhe Talat Xhaferin: Munguan për Shqipërinë, kurse për pushtet qëndruan deri në orët e para të mëngjesit!

Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai ka reaguar ashpër ndaj mungesës së deputetëve të BDI-së, Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Sadulla Duraku dhe të tjerëve gjatë votimit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për vendkalimet e përbashkëta kufitare.

Ajo ka vënë në pah kontrastin mes mungesës së tyre kur bëhet fjalë për marrëveshje që lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe forcojnë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe qëndrimit të tyre deri në orën 3 të mëngjesit kur votohej riorganizimi i Qeverisë dhe ndarja e posteve politike.

Sipas Imeri Stafait, ky qëndrim dëshmon qartë se ku qëndron prioriteti i BDI-së: jo te interesat e qytetarëve, por te pushteti dhe pozitat.

“Kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve dhe forcimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, nuk gjenden në sallë. Kur bëhet fjalë për pushtet dhe pozita, nuk i zë gjumi deri në agim. Kjo është diferenca mes interesit publik dhe interesit për pushtet!”, ka theksuar deputetja Imeri Stafai.

Më shumë për këtë

Saranda Imeri Stafai i kundërpërgjigjet Krenar Llogës: Pse nuk e proceduat ligjin kur e kishit mundësinë?Maqedoni · 3 ditë më parëDauti: BDI-ja dhe Musa Xhaferi bllokoi miratimin e marrëveshjes për “One Stop Shop” me ShqipërinëMaqedoni · 24 orë më parëImeri Stafai i kundërpërgjigjet Bujar Osmanit: VLEN-i orienton investimet drejt Kosovës dhe Shqipërisë, jo SerbisëMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme