Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa pesë të tjerë janë dërguar në spital.
Viktimat janë identifikuar si Bledian Osmani, rreth 42 vjeç, shtetasja nga Maqedonia e Veriut 34 vjeçarja nga Tetova Maltina Ferati, e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin e drejtuar nga shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15, kur dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të tunelit të Murrizit.
Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, Bledian Osmani, dhe pasagjerja Maltina Ferati.
Lexo edheShembet ndërtesa në New York, humbin jetën dy persona, plagosen 17 të tjerë, vijojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënojaNdërkohë, pesë persona të tjerë janë transportuar në spital, ku po marrin kontrollin e nevojshëm mjekësor.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.
Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Më shumë për këtë
Aksident i rëndë zinxhiror trafiku në Bullgari, më shumë se 10 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur – mes tyre edhe fëmijë!Maqedoni · 4 ditë më parë
Tragjedi në Itali: 78-vjeçari me origjinë nga Maqedonia humb jetën në aksidentMaqedoni · 6 ditë më parë
Tragjedia në Bullgari: Qeveria ndan nga 8.000 euro për familjet e viktimave!Rajon · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












