Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Të groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarez

Të groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarez

Pamjet filmike dhe fotografitë nga hetimet e autoriteteve hungareze zbulojnë mënyrën se si miliona euro në para të gatshme ishin fshehur në vende të ndryshme, përfshirë pyje, ndërtesa dhe depo fermash, në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj ish-ministrit të Zhvillimit të Hungarisë, Miklos Sesztak.

Në pamjet e publikuara shihen autoritetet duke gërmuar me lopata në pyll për të nxjerrë paratë e groposura, ndërsa në imazhe të tjera dokumentohet sekuestrimi i shumave të mëdha të parave të gatshme.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Mbrojtjes së Aseteve (NVVH), gjatë një operacioni dyditor, të zhvilluar të enjten dhe të premten, u sekuestruan gjithsej 5,071,632,000 forinta hungareze, 2,658,350 euro dhe 1,257,100 dollarë. Vlera e përgjithshme e shumës së gjetur arrin në rreth 17.7 milionë euro.

Agjencia bëri të ditur se paratë ishin zbuluar në disa vende, të groposura në pyje, të fshehura në ndërtesa, depo fermash dhe banesa private, si dhe në një kasafortë të sigurisë së lartë, të vendosur në një zonë të largët.

Lexo edheZbulohet identiteti i autorit të sulmit në Poloni ku u vranë 6 persona u plagosën 15, dalin fotografitë e tij

Hetimi lidhet me Miklos Sesztak, i cili shërbeu si ministër i Zhvillimit në periudhën 2014-2018, gjatë qeverisjes së Viktor Orbán. Ish-ministri akuzohet për marrje ryshfeti në një çështje që lidhet me blerjen e autobusëve të përdorur nga kompania shtetërore e transportit të Hungarisë, me çmime të fryra. Sipas raportimit, Seszták është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Ndërkohë, në hetime të tjera të veçanta janë arrestuar edhe dy ish-ministra dhe vëllai i Viktor Orbán.

Kryeministri aktual i Hungarisë, Péter Magyar, i cili fitoi zgjedhjet e prillit duke i dhënë fund 16 viteve të qeverisjes së Orbán, është zotuar të hetojë akuzat për korrupsion dhe abuzim me pushtetin gjatë qeverisë së mëparshme.

Duke komentuar sekuestrimin e parave, Magyar deklaroi se njoftimi i NVVH-së “shënon zyrtarisht fundin e mafias Fidesz-KDNP”, duke iu referuar dy partive të koalicionit të mëparshëm qeverisës.

Nga ana e tij, Viktor Orbán nuk ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit. Në të kaluarën, ai i ka cilësuar hetimet ndaj personave të afërt me të si “persekutim politik” që synonte burgosjen e tij.

 

Më shumë për këtë

Miliona euro të groposura mes ullinjve, makineritë nuk arrinin t’i numëronin! FOTO nga dosja e SPAK-ut që zbulon pasurinë marramendëse të bosëve të ko’kainës në ShqipëriShqiperi · 3 ditë më parëSHBA-ja ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të IranitLajme · 7 ditë më parëDurmishi: Mbi 11 milionë euro investime në “Kiel Maqedoni”, zgjerimi i prodhimit hap mundësi për vende të reja puneMaqedoni · 2 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme