Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

SHBA-ja ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit

SHBA-ja ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit

SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Programi “Shpërblime për Drejtësi” (Rewards for Justice) i Departamentit të Shtetit ofron gjithashtu mundësinë e zhvendosjes së personit që jep informacione të tilla.

Presidenti Donald Trump pretendoi vitin e kaluar se objektet bërthamore të Iranit ishin “shkatërruar plotësisht dhe tërësisht” pas një fushate bombardimesh nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është paqësor dhe se nuk ka ndërmend të zhvillojë armë bërthamore.

Lexo edheEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madh

Ndërkohë, ushtria amerikane bën të ditur se po krijon një grup pune për të forcuar përpjekjet e Uashingtonit për të kufizuar lëvizjen e armëve dhe materialeve të sanksionuara nga Irani përtej kufijve të tij.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (Centcom) njoftoi se grupi i punës “Iron Gate” (Porta e Hekurt) do të operojë nga Tampa, Florida, dhe do të bashkëpunojë me agjenci të tjera të qeverisë amerikane.

Përveç lëvizjes së armëve, ky grup do të përqendrohet edhe te mallrat me përdorim të dyfishtë, si dhe te burimet e paligjshme të të ardhurave, shkruan BBC.

Centcom vlerëson se bllokada detare ndaj porteve iraniane e ka penguar vendin të eksportojë naftë bruto në vlerë prej më shumë se 25 miliardë dollarësh.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme