Tregjet financiare në mbarë botën janë tronditur pas rënies së fortë të aksioneve të kompanive më të mëdha të teknologjisë, duke u shkaktuar humbje prej triliona dollarësh.
Shkak për këtë reagim është bërë fitorja e demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, pasi programi i tyre parashikon kufizime për zgjerimin e inteligjencës artificiale dhe ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave. Investitorët druhen se politikat e reja mund të ngadalësojnë zhvillimin e këtij sektori dhe të ulin fitimet e kompanive që kanë investuar shuma të mëdha në këtë teknologji.
Goditja më e madhe u regjistrua në bursën amerikane, ku indeksi Nasdaq, që përfshin shumë prej kompanive më të mëdha të teknologjisë, ra me mbi 5.5% brenda një dite. Sipas të dhënave të Dou Jones, kjo rënie fshiu rreth 2.5 trilionë dollarë nga vlera e kompanive në treg. Mes më të prekurve ishte gjiganti Nvidia, aksionet e të cilit ranë me mbi 9%, duke humbur më shumë se 400 miliardë dollarë në vlerë. Edhe AMD dhe Micron pësuan rënie prej mbi 17%, ndërsa aksionet e Tesla-s dhe SpaceX-it, kompanive të Elon Musk, ranë përkatësisht me afro 11% dhe 8%.
Rënia nuk u kufizua vetëm në SHBA, por u përhap edhe në Evropë dhe Azi. Në Japoni, indeksi Nikkei ra me 6.3%, ndërsa në Korenë e Jugut humbjet e kompanive të mëdha të prodhimit të çipave shkaktuan një rënie prej më shumë se 8% të indeksit Kospi në orët e para të tregtimit. Situata ishte aq e rëndë sa autoritetet aktivizuan një mekanizëm që ndalon përkohësisht tregtimin në bursë për të frenuar shitjet masive nga investitorët e shqetësuar. Edhe tregu i Tajvanit regjistroi rënien më të madhe javore që nga viti 2001.
Lexo edheNafta shkon në 100 dollarë, rriten çmimet në tregjet globale mes tensioneve SHBA-Iran dhe pasigurive në HormuzNë thelb, shqetësimi i investitorëve lidhet me të ardhmen e inteligjencës artificiale dhe miliarda dollarët që kompanitë po shpenzojnë për zhvillimin e saj. Demokratët kanë kundërshtuar zgjerimin e pakontrolluar të qendrave të të dhënave, duke argumentuar se ato konsumojnë shumë energji, dëmtojnë mjedisin dhe mund të ndikojnë te vendet e punës.
Ata kanë kërkuar më shumë kontroll mbi këtë industri dhe pezullimin e përkohshëm të ndërtimeve të reja. Presidenti Donald Trump fajësoi demokratët për rënien e bursave, ndërsa drejtuesi i OpenAI, Greg Brockman, pranoi se kompanitë e teknologjisë ishin befasuar nga kundërshtimi i qytetarëve ndaj qendrave të të dhënave. Ai tha se industria duhet të komunikojë më shumë me komunitetet ku planifikon të ndërtojë këto struktura.
Më shumë për këtë
Schumer paralajmëron Trumpin pas fitores së demokratëve: Ditët kur Senati i nënshtrohej presidentit kanë përfunduar, do ta mbyllim luftën në IranLajme · 2 ditë më parë
Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshimLajme · 2 ditë më parë
“E mundëm Goliathin”, demokrati James Talarico mposht Trump dhe Musk në Teksas, fitore historike pas 38 viteshLajme · 2 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












