Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mosmarrëveshjet në rrjete sociale kalojnë në përleshje masive mes të miturave në Tetovë

Mosmarrëveshjet në rrjete sociale kalojnë në përleshje masive mes të miturave në Tetovë

Një vajzë 15-vjeçare është sulmuar fizikisht në rrugën “Iliria” në Tetovë nga një 18-vjeçare dhe disa vajza të tjera të mitura. Rasti është raportuar në polici, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të tij.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë njoftojnë:

“Më 14.11.2026, në ora 23:50, në SPB Tetovë, Z.A. (53) nga Xhepçishti i Tetovës ka raportuar se rreth orës 20:30, në rrugën “Iliria” në Tetovë, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga J.A. (18) dhe edhe disa vajza të mitura nga Tetova, për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake në rrjetet sociale. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”./TV21

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme