Në Maqedoninë e Veriut, gjatë vitit 2024, janë regjistruar 78 viktima nga aksidentet e trafikut për një milion banorë, tregojnë të dhënat për shpërndarjen rajonale të viktimave në komunikacion në Evropë.
Me këtë normë, Maqedonia e Veriut është mbi mesataren e Bashkimit Evropian, e cila ishte 45 viktima për një milion banorë. Të njëjtën normë prej 78 viktimash për një milion banorë e kishte edhe Serbia, ndërsa në Shqipëri janë regjistruar 74 viktima. Rekordin e zi në rajon e mban Mali i Zi, me 120 viktima për një milion banorë.
Sipas të dhënave të Eurostatit, gjatë vitit 2024 në territorin e BE-së janë regjistruar gjithsej 20.210 viktima nga aksidentet e trafikut.
Norma më e lartë në BE është regjistruar në rajonin veriperëndimor të Bullgarisë, me 148 viktima për një milion banorë. Pas tij renditet rajoni Alentejo në Portugali me 137 viktima, rajonet franceze përtej detit Guadeloupe me 131 dhe Guajana Franceze me 114, si dhe Korsika me 113 viktima për një milion banorë.
Lexo edhe132 persona humbën jetën në një vit, Maqedonia shënon Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve në TrafikNjë normë e lartë është regjistruar edhe në rajonin jugperëndimor Oltenia të Rumanisë, me 111 viktima për një milion banorë.
Nga ana tjetër, në 15 rajone të BE-së janë regjistruar më pak se 20 viktima për një milion banorë. Në rajonin finlandez Åland nuk është regjistruar asnjë viktimë nga aksidentet e trafikut.
Ndër rajonet me normat më të ulëta janë edhe rajoni i kryeqytetit belg, Brukseli, me nëntë viktima për një milion banorë, Stokholmi në Suedi dhe Vjena në Austri me nga 10 viktima, si dhe rajonet spanjolle Melilla dhe Ceuta, përkatësisht me 11 dhe 12 viktima për një milion banorë.
Më shumë për këtë
Rryma në Maqedoni gati 60 për qind më e lirë se mesatarja evropiane, ja sa paguajnë qytetarët në BEMaqedoni · 4 ditë më parë
Maqedonia pritet të bjerë nën 1 milion banorë deri në 2100Maqedoni · 4 ditë më parë
Alarmi me shifra: Më shumë se një milion banorë në Liban përballen me pasiguri të rëndë ushqimoreLajme · 7 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












