Propozim-buxheti për vitin 2027, në vlerë prej rreth 7,2 miliardë eurosh, ka hyrë në procedurë parlamentare, ndërsa tashmë kanë nisur debatet mes pushtetit dhe opozitës për mënyrën e shpenzimit të parave publike.
Sipas projektbuxhetit, rreth 2 miliardë euro janë paraparë për pensionet, 954 milionë euro për shëndetësinë dhe 930 milionë euro për pagat në sektorin publik.
Për investime kapitale janë ndarë vetëm 663 milionë euro, ndërsa deficiti buxhetor parashikohet të arrijë në 731 milionë euro, apo 3,5 për qind të BPV-së.
Për mbulimin e deficitit dhe shlyerjen e borxheve ekzistuese, shteti planifikon të marrë kredi në tregjet vendore dhe ndërkombëtare. Ndër detyrimet e vitit të ardhshëm është edhe kthimi i euroobligacionit prej 500 milionë eurosh, të emetuar në vitin 2023.
Lexo edheBullgarja që dyshohet se përvetësoi 4 miliardë dollarë, hipi në avion në vitin 2017 dhe u zhduk pa gjurmë – FBI ende nuk po arrin ta gjejë
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cilëson buxhetin si të orientuar drejt stabilitetit ekonomik dhe investimeve zhvillimore, ndërsa opozita ka shprehur kritika për shpenzimet dhe nivelin e huamarrjes.
Më shumë për këtë
Të groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarezLajme · 59 minuta më parë
Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!Maqedoni · 1 ditë më parë
Zgjatet deri në vitin 2031 afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje, në Tetovë rreth 3 mijë lëndë të bllokuaraMaqedoni · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












