Një nga mashtrimet më të mëdha financiare në histori la miliona njerëz pa para, ndërsa gruaja që qëndron pas tij u zhduk pa lënë asnjë gjurmë!
Bëhet fjalë për Ruja Ignatova , bullgaren e njohur me nofkën „Mbretëresha e Kriptovalutave“, e cila krijoi projektin OneCoin dhe e prezantoi atë si një kriptovalutë revolucionare, që një ditë do ta tejkalonte edhe Bitcoin-in.
Miliona njerëz në mbarë botën u besuan premtimeve të saj dhe investuan paratë e tyre. Sipas vlerësimeve, mashtrimi arriti vlerën marramendëse prej rreth 4 miliardë dollarësh.
Në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet amerikane nisën hetimet për këtë rast, Ruja u ngjit në një avion në Sofje dhe fluturoi drejt Athinës. Që nga ajo kohë, asaj i humbin të gjitha gjurmët.
Lexo edheFBI: Koreja e Veriut qëndron pas vjedhjes rekord prej 6.3 miliardë dollarësh në BinanceFBI-ja e ka përfshirë në listën e dhjetë personave më të kërkuar, ndërsa për informacione që do të çonin në arrestimin e saj është ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh.
A arriti ajo të nisë një jetë të re me identitet tjetër, apo pas zhdukjes së saj fshihet një histori edhe më e errët?
Fati i saj vazhdon të mbetet një nga misteret më të mëdha në botën e mashtrimeve financiare.
Më shumë për këtë
Qeveria propozon buxhetin për vitin 2027 prej 7 miliardë e 219 milionë euroshMaqedoni · 2 javë më parë
Mira Murati drejt një tjetër suksesi, kompania e saj synon vlerësimin 40 miliardë dollarëTeknologji · 2 ditë më parë
Ari sërish mbi 4.100 dollarë për ons, por ende 24% nën rekordin historikLajme · 2 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












