Çmimi i arit po rritet sërish, duke kaluar kufirin prej 4.100 dollarësh për ons, pasi javën e kaluar shënoi një rritje prej rreth pesë për qind. Dobësimi i dollarit amerikan, rënia e çmimeve të naftës dhe pritshmëritë për politikën monetare të SHBA-së po ndikojnë në këtë rimëkëmbje. Megjithatë, pas kësaj rritjeje fshihet një kthesë interesante: pavarësisht çmimit të lartë, ari ende vlen pothuajse një të katërtën më pak sesa në kulmin historik të arritur në janar.
Ari po tërheq sërish vëmendjen e investitorëve në mbarë botën. Në tregtimin e mëngjesit të së hënës, më 9 nëntor, çmimi i tij u rrit me 1,2 për qind, duke arritur në 4.112,90 dollarë për ons troje, sipas të dhënave të agjencisë “Reuters” në orën 7:30, sipas kohës së Maqedonisë.
Në të njëjtën kohë, kontratat e së ardhmes në tregun amerikan për dorëzim në dhjetor u rritën në 4.122 dollarë.
Vetëm brenda një jave, metali i çmuar u shtrenjtua me rreth pesë për qind, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të regjistruara gjatë muajit tetor.
Lexo edheNafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçiMegjithatë, çmimi aktual mbetet dukshëm nën rekordin historik prej 5.405 dollarësh për ons, të arritur më 29 janar të këtij viti. Kjo do të thotë se ari aktualisht është rreth 24 për qind më i lirë sesa në kulmin e tij.
Çfarë po e lëviz tregun dhe pse ari, i cili tradicionalisht konsiderohet një strehë e sigurt në kohë pasigurie, po kalon luhatje kaq të mëdha?
Nxitja e menjëhershme për rritjen e sotme vjen nga dy drejtime: dobësimi i dollarit amerikan dhe ulja e çmimeve të naftës.
Presidenti amerikan Donald Trump sinjalizoi se ka pak gjasa të urdhërojë sulme të reja ndaj Iranit, ndërsa vazhdojnë negociatat për përfundimin e konfliktit. Kjo uli frikën për ndërprerjen e furnizimit me naftë dhe kontribuoi në rënien e çmimit të saj.
Në pamje të parë, qetësimi i tensioneve gjeopolitike do të duhej të ulte nevojën për investime në ar. Por, kësaj radhe, logjika e tregut është ndryshe.
Më shumë për këtë
SHBA-ja ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të IranitLajme · 2 ditë më parë
FBI: Koreja e Veriut qëndron pas vjedhjes rekord prej 6.3 miliardë dollarësh në BinanceTeknologji · 1 javë më parë
Bill Clinton i parashikoi të ardhmen 19 vite më parë, shoku i tij demokrat e tradhtoi në prag të zgjedhjeve: Historia e Abdul El-Sayed, muslimanit të parë në Senatin amerikanLajme · 6 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












