Bashkëkryetari i VLEN-it dhe njëherësh kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë një vizite në Kosovë ka takuar humanistin Halil Kastrati, me të cilin ka diskutuar mundësitë e bashkëpunimit për realizimin e një projekti të rëndësishëm në Çair.
Përmes një postimi, Mexhiti bëri të ditur se gjatë vizitës kanë qëndruar edhe në shtëpinë e të moshuarve, ku janë njohur nga afër me aktivitetin dhe punën e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.
Në fokus të takimit me Kastratin ishte projekti për ndërtimin e shkollës për fëmijët me nevoja të veçanta, “Idnina – E ardhmja”, e cila planifikohet të ndërtohet në Çair.
Sipas Mexhitit, objekti parashihet të ketë një sipërfaqe prej rreth 2.000 metrash katrorë, kapacitet për 200 fëmijë dhe një investim të vlerësuar në rreth 2 milionë euro.
Lexo edheKurti takohet me Magyarin, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë–HungariShkolla synon të ofrojë kushte të përshtatshme për mësim, terapi dhe zhvillim të fëmijëve, në përputhje me nevojat e tyre.
Mexhiti theksoi se gjatë takimit është diskutuar për bashkimin e përpjekjeve dhe përvojës së Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” me angazhimin e komunës, me qëllim që ky projekt të bëhet realitet dhe të ofrojë mbështetje konkrete për fëmijët dhe familjet e tyre.
Më shumë për këtë
Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të ShkupitMaqedoni · 3 ditë më parë
Sulmohet brutalisht një i mitur para shkollës në Rashçe të Sarajt, 5 bashkëmoshatarë e rrahin me grushte, shqelma dhe sende të fortaMaqedoni · 4 ditë më parë
Mexhiti porosi Dimitrievskit: Nëse i pengon shqipja, Kumanovën e ka në dy gjuhë, ta lirojë vendin e kryetarit të komunësMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












