Misioni i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka mohuar kategorikisht raportimet për një plan të mundshëm të Teheranit për të sulmuar Uashingtonin me një “bombë të ndyrë” radiologjike, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të krijojnë justifikime për ndërmarrjen e operacioneve të reja ushtarake kundër vendit.
Në një reagim të publikuar në platformën X, përfaqësia iraniane i cilësoi këto informacione si pjesë të një “fushate të planifikuar dezinformimi”, e cila, sipas saj, synon të legjitimojë veprime të tjera agresive dhe krime lufte.
Lexo edhe“Nuk jemi Kuba apo Venezuela”, Irani paralajmëron SHBA-në: Nuk do të presim të na sulmoni të parët! Teherani kërcënon me kundërpërgjigje ushtarake“Asnjë propagandë apo dezinformim nuk mund të mbulojë një akt agresioni, të legjitimojë krimet e luftës ose të lirojë nga përgjegjësitë ata që kanë kryer krime të tilla të tmerrshme”, thuhet në deklaratën e misionit iranian.
Teherani paralajmëroi gjithashtu se do të ushtrojë të drejtën e tij për vetëmbrojtje, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, në rast të çdo veprimi agresiv.
Reagimi vjen pas një raportimi të CNN, i cili, duke iu referuar shtatë zyrtarëve amerikanë, bëri të ditur se agjencitë e inteligjencës në SHBA po shqyrtojnë të dhëna për një komplot të mundshëm iranian që mund të kishte në shënjestër zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Donald Trump.
Më shumë për këtë
Uashingtoni sinjalizon uljen maksimale të tensioneve në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka marrë fund ushtarakishtLajme · 1 javë më parë
Irani sulmon me dronë sistemin e radarit ushtarak amerikan në BahreinLajme · 1 ditë më parë
Irani zbulon “qytetin” nëntokësor të raketave, publikon pamjet e arsenalit ushtarak dhe paralajmëron SHBA-nëLajme · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












