Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Blerim Sejdiu: “Alta banka” është vepër e BDI-së, duhet të zbardhet se kush e solli Macurën në Maqedoni

Blerim Sejdiu: “Alta banka” është vepër e BDI-së, duhet të zbardhet se kush e solli Macurën në Maqedoni

Përfaqësuesi i lartë i VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka folur për rastin e “Alta bankës” në emisionin “N’Dritë” në Alsat-M, duke ngritur pretendime për lidhjet e kompanive të afërta me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti me transaksionet e aksioneve dhe kreditimin nga kjo bankë.

Sejdiu deklaroi se qytetarët duhet të informohen për gjenezën e rastit, duke përmendur një kompani të afërt me Ali Ahmetin e cila, sipas tij kishte blerë aksione nga Sasho Mijallkovi përmes kompanisë së Davor Macurës.

Ai pretendoi se e njëjta kompani më pas kishte marrë kredi prej 5 milionë eurosh nga “Alta banka”.

“Duhet t’ua bëjmë qytetarëve të qartë se cila kompani e afërt me Ali Ahmetin ka blerë aksione nga dikush që quhet Sasho Mijallkov dhe ato aksione janë shitur përmes kësaj kompanie Davor Macurës. Këto janë me dokumentacion. Pastaj, nga ‘Alta banka’ kjo kompani e afërt me liderin e tyre merr 5 milionë euro kredi”, deklaroi Sejdiu.

Lexo edheVMRO: Kredia prej 5 milionë eurosh nga Alta Banka për kompaninë e krushkut të Ahmetit ngre dyshime për lidhje biznesore

Ai tha se VLEN-i e kishte ndaluar procesin në momentin kur, sipas tij, “kishte kuptuar se çfarë banke ishte “Alta banka” dhe cili ishte qëllimi i saj”.

Sejdiu theksoi se vëmendja duhet të përqendrohet te procedurat dhe personat që mundësuan ardhjen e Davor Macurës dhe “Alta bankës” në Maqedoninë e Veriut.

“Pra, tema është kjo: procedura duhet të kthehet te pyetja se kush e solli Macurën dhe ‘Alta bankën’ këtu në Maqedoni”, tha Sejdiu duke shtuar se faktet sipas tij, tregojnë se “Alta banka” është vepër e BDI-së.

Më shumë për këtë

VLEN: Një kompani e lidhur me rrethin familjar të Ahmetit ka marë 5 milionë euro nga Alta Banka në Serbi, jo në Maqedoni!Maqedoni · 5 ditë më parëBanka Popullore ka paditur zyrtarët e LSDM-së për deklaratat e tyre në lidhje me Alta BankënMaqedoni · 1 javë më parëALTA Banka lehtëson kufizimet, kompanitë mund të paguajnë pagat dhe kontributetMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme