Kompanitë që gjatë tre muajve të fundit kanë kryer rregullisht pagesat e pagave përmes „ALTA Bankës“ SHA Manastir do të mund të vazhdojnë pagesën e pagave për punonjësit, së bashku me pagesën e tatimeve dhe kontributeve përkatëse. Kjo mundësohet nga ndryshimi më i fundit i Vendimit për administrim të Bankës Popullore, me të cilin po lehtësohen gradualisht kufizimet për klientët e Bankës.
Kjo mundësi vlen për kompanitë për të cilat pagesa e pagave përmes llogarive pagesore në „ALTA Bankë“ ishte bërë praktikë e rregullt, përkatësisht për ato që e kanë shfrytëzuar vazhdimisht Bankën për këtë qëllim gjatë tre muajve para miratimit të vendimit.
Ndërkaq, shuma e mjeteve që kompanitë do të mund të përdorin nga llogaritë e tyre pagesore për kryerjen e pagesave të pagave mund të jetë deri në pesë për qind më e lartë se shuma e përgjithshme e pagave të paguara gjatë muajit tetor.
Lexo edheVENDIM URGJENT/ Banka Popullore merr kontrollin e Alta Bankës në Manastir – vendoset limit 10.000 denarë në javë për qytetarët!Nga Banka Popullore theksojnë se me këtë ndryshim mundësohet vazhdimi i proceseve ekzistuese të pagesës së pagave dhe përmbushja e detyrimeve ndaj punonjësve dhe shtetit, duke ruajtur njëkohësisht kontrollin mbi daljen e mjeteve financiare nga Banka.
Më shumë për këtë
Nga e hëna ndryshon mënyra e pagesave në banka: Çfarë duhet të dinë qytetarët dhe bizneset?Maqedoni · 4 ditë më parë
Dy banka në garë për blerjen e Alta Bankës në Maqedoninë e VeriutMaqedoni · 5 ditë më parë
Banka Popullore i caktoi administratorët, Ilija Andovski u bë “njeriu i parë” i Alta BankësMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











