Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

BFI-ja njofton se ka marrë lejen për ndërtimin e objektit të ri administrativ pranë Kalasë së Shkupit

BFI-ja njofton se ka marrë lejen për ndërtimin e objektit të ri administrativ pranë Kalasë së Shkupit
Screenshot

Nga Bashkësia Fetare Islame (BFI) thonë se kanë siguruar lejen për ndërtimin e objektit të ri administrativ në pronën e tyre, në afërsi të Kalasë së Shkupit, përcjell TV21. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i BFI-së, Reisul Ulema Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili këtë e cilësoi si një arritje të rëndësishme institucionale, pas shumë vitesh përpjekjesh.

Sipas BFI-së, objekti i ri do të shërbejë për drejtoritë dhe njësitë administrative të institucionit, me qëllim modernizimin e kushteve të punës dhe përmirësimin e shërbimeve.

“Kjo arritje nuk duhet parë vetëm si realizim i një projekti ndërtimor apo si ngritja e një objekti të ri administrativ. Ajo përfaqëson një investim në të ardhmen institucionale, në forcimin e kapaciteteve organizative dhe në përmirësimin e shërbimeve që Bashkësia Fetare Islame u ofron besimtarëve dhe shoqërisë në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

BFI gjithashtu ka bërë të ditur se po punohet për vendosjen e gurthemelit të objektit administrativ, si dhe të një salle sportive në SHAM “Medreseja Isa Beu”, në Kondovë të Komunës së Sarajit.

Më shumë për këtë

Pas shumë vitesh bllokim, zgjidhet çështja e tokës për objektin e ri të BFI-së në Kala të ShkupitMaqedoni · 1 ditë më parëMexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të ShkupitMaqedoni · 6 ditë më parëGruaja sulmon fizikisht bashkëshortin 59-vjeçar në Bit Pazar të ShkupitMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme