Presidenti amerikan, Donald Trump, ka minimizuar shqetësimet lidhur me valën e ndërprerjeve të shërbimeve bankare, teknologjike dhe të tjera në mbarë vendin, duke ia atribuar shumë prej tyre përditësimit të sistemeve nga kompanitë, e jo ndonjë incidenti të koordinuar, transmeton Anadolu.
“Ne kemi mijëra kompani që po i përditësojnë sistemet e tyre aktualisht dhe kur i përditësojnë, ndodhin gjëra të këqija”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, gjatë konferencës së tij të parë për media pas kthimit prej një udhëtimi në Azi.
“Ato janë të gjitha ngjarje të ndara. Nuk është se ra sistemi i ‘Chase’ dhe pastaj ra edhe ky tjetri”, tha ai.
Trump tha se kompanitë po i përditësojnë sistemet e tyre “qoftë për SI-në (superinteligjencën) apo për çfarëdo arsyeje tjetër” dhe pranoi se “disa prej këtyre proceseve mund të dalin paksa jashtë kontrollit, por të gjitha janë ngjarje të ndara”.
Lexo edheTrump për Iranin: Dua një marrëveshje të përhershme, që të vlejë edhe nëse SHBA-ja drejtohet nga një president i paaftëAi bëri dallimin mes ndërprerjeve që prekin kontrollin e trafikut ajror dhe atyre në kompanitë private, duke fajësuar për të parat infrastrukturën e vjetruar.
“Nuk është për shkak të përditësimeve. Është 55 vjet e vjetër ose edhe më shumë. Është e lashtë”, tha Trump.
Ai shtoi se administrata e tij po kërkon nga Kongresi 50 miliardë dollarë për ndërtimin e një sistemi të ri të kontrollit të trafikut ajror.
I pyetur për vendimin e tij të djeshëm për shkarkimin e drejtorit kombëtar për sigurinë kibernetike, Sean Cairncross, Trump tha: “Sepse nuk mendoja se ai person ishte mjaftueshëm i aftë”.
Dje, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi për Anadolu largimin e Cairncross-it, por nuk specifikoi nëse ai ishte shkarkuar.
Deklaratat e presidentit Trump vijnë pas një serie ndërprerjesh gjatë këtij muaji që prekën banka të mëdha, kompani ajrore, kompani teknologjike dhe rrjete federale. Zyrtarët kanë thënë se ndërprerjet nuk janë shkaktuar nga sulme kibernetike.
Më shumë për këtë
Irani kërcënon SHBA-në me sulme raketore: Jemi me gishtin në këmbëz, Trump nuk ka më asnjë ndikimLajme · 2 ditë më parë
Trump: SHBA-ja nuk ka nevojë për ndihmë nga Kina apo Rusia për t’i dhënë fund luftës me IraninLajme · 4 ditë më parë
“Miqësia” Trump-Putin trazon SHBA-në, kreu i inteligjencës amerikane: Nuk është miku ynë!Lajme · 5 orë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












