Një automjet i markës “Mercedes” është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Haraçinë të Shkupit.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është raportuar sot rreth orës 03:30, në rrugën “5”, ku vetura me targa të Shkupit ishte e parkuar në një garazh.
Zjarri është shuar nga vetë pronari, 33-vjeçar, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes. Deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe dëmi material i shkaktuar.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












