Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Trump për Iranin: Dua një marrëveshje të përhershme, që të vlejë edhe nëse SHBA-ja drejtohet nga një president i paaftë

Trump për Iranin: Dua një marrëveshje të përhershme, që të vlejë edhe nëse SHBA-ja drejtohet nga një president i paaftë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur se synimi i tij është arritja e një marrëveshjeje të përhershme me Iranin, e cila do të garantonte që Teherani të mos pajiset me armë bërthamore, pavarësisht ndryshimeve të mundshme në administratat e ardhshme amerikane.

Në një intervistë për Fox News, Trump deklaroi se qëndrimi i tij ndaj Iranit lidhet drejtpërdrejt me shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve të mëparshme nga ana e Teheranit.

“Ne bëjmë një marrëveshje dhe ditën tjetër ata e shkelin”, u shpreh presidenti amerikan, duke theksuar se çdo marrëveshje e re duhet të përmbajë garanci të qarta për të penguar zhvillimin e armëve bërthamore nga Irani.

Trump nënvizoi se synon një marrëveshje afatgjatë, e cila të mbetet në fuqi dhe të mos mund të ndryshohet nga administratat e ardhshme amerikane.

Lexo edheTrump thotë se SHBA-ja “nuk ka nevojë” për një marrëveshje me Iranin, pretendon kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit

“Ajo që po bëj është të sigurohem që, edhe nëse pas katër, 15 apo 20 vitesh kemi një president të paaftë, të ekzistojë një marrëveshje e përhershme”, deklaroi ai.

Më shumë për këtë

Trump: SHBA nuk ka më nevojë për marrëveshje me Iranin, ne kemi paratë e tyre dhe kontrollin e HormuzitBota · 1 javë më parëTrump kërcënon Iranin me luftë: “Nëse ndërtojnë bombën e pistë, do të godasim!”Lajme · 23 orë më parëTrump: SHBA-ja nuk ka nevojë për ndihmë nga Kina apo Rusia për t’i dhënë fund luftës me IraninLajme · 2 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme