Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Lëndohet pjesëtari i njësisë speciale “Tigri” në kazermën “Ilinden”, dërgohet në Klinikë

Lëndohet pjesëtari i njësisë speciale “Tigri” në kazermën “Ilinden”, dërgohet në Klinikë

Një pjesëtar i Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigri” është lënduar gjatë drejtimit të një motoçiklete në kazermën “Ilinden” në Shkup, përcjell tetova1

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) konfirmoi se i lënduari është transportuar me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.

Rasti është raportuar më 19 nëntor, në orën 14:45. Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrja, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik.

Nga MPB-ja nuk kanë dhënë detaje lidhur me natyrën dhe shkallën e lëndimeve, si dhe rrethanat konkrete në të cilat ka ndodhur aksidenti. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare shtesë për gjendjen shëndetësore të pjesëtarit të lënduar.

Lexo edhe11 vjeçari nga Gostivari lëndohet në derën e shkollës, dërgohet në spital

Në të njëjtin reagim, MPB-ja ka hedhur poshtë pretendimet për ndikime partiake në organizimin e trajnimeve të njësisë speciale. Sipas ministrisë, aktivitetet zhvillohen në përputhje me procedurat e përcaktuara dhe standardet e sigurisë.

Gjithashtu, MPB-ja ka demantuar informacionet se rreth 30 pjesëtarë janë larguar nga njësia, pa bërë të ditur numrin e saktë të pjesëtarëve që aktualisht përbëjnë këtë njësi./tetova1.mk

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme