Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Bekim Sali dhe Edi Rama marrin pjesë në shpalosjen e pllakës së Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Manastir

Bekim Sali dhe Edi Rama marrin pjesë në shpalosjen e pllakës së Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Manastir

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë e shpalosjes së pllakës së Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Manastir.

Sali e cilësoi këtë ngjarje si një moment me rëndësi të veçantë për forcimin e lidhjeve, miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Në Manastir, së bashku me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, morëm pjesë në ceremoninë e shpalosjes së pllakës së Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë.

Një moment me rëndësi të veçantë në qytetin e Alfabetit, që simbolizon forcimin e lidhjeve, miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Lexo edheNë Galerinë e Arteve në Tetovë hapet ekspozita “Toka”, marrin pjesë 29 artistë

Manastiri, gjithmonë një pikë e rëndësishme e historisë dhe e lidhjes sonë kombëtare!”, ka shkruar Bekim Sali.

Më shumë për këtë

Bekim Sali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me One Stop Shop, BDI-ja iku nga votimi i marrëveshjesMaqedoni · 1 javë më parëNë Beograd varroset Xhevat Prekazi! Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarëRajon · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme