Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë e shpalosjes së pllakës së Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Manastir.
Sali e cilësoi këtë ngjarje si një moment me rëndësi të veçantë për forcimin e lidhjeve, miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Në Manastir, së bashku me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, morëm pjesë në ceremoninë e shpalosjes së pllakës së Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë.
Një moment me rëndësi të veçantë në qytetin e Alfabetit, që simbolizon forcimin e lidhjeve, miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.
Lexo edheNë Galerinë e Arteve në Tetovë hapet ekspozita “Toka”, marrin pjesë 29 artistëManastiri, gjithmonë një pikë e rëndësishme e historisë dhe e lidhjes sonë kombëtare!”, ka shkruar Bekim Sali.
Më shumë për këtë
Bekim Sali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me One Stop Shop, BDI-ja iku nga votimi i marrëveshjesMaqedoni · 1 javë më parë
Në Beograd varroset Xhevat Prekazi! Në ceremoninë mortore morën pjesë edhe hoxhallarëRajon · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












