Hetimet për vrasjen e 38-vjeçarit pranë Smillkovës janë përqendruar edhe te pamjet e kamerave të sistemit “Safe City”, të vendosura në disa kryqëzime përgjatë unazës së Shkupit. Hetuesit po shqyrtojnë nëse në këto incizime mund të identifikohen automjete të dyshimta që mund të kenë lidhje me vrasjen, përcjell tetova1
Sipas informacioneve fillestare, automjeti “Mercedes” i viktimës ishte drejtuar drejt kryqëzimit ku ndodhi vrasja pak para orës 05:00 të mëngjesit. Trupi i pajetë u zbulua nga një kalimtar i rastit, i cili rreth orës 06:15 e njoftoi policinë e Shkupit për ngjarjen.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar se telefoni i viktimës ndodhej brenda veturës, por ai nuk kishte arritur të shkonte deri te pajisja për të kërkuar ndihmë.
38-vjeçari ishte qëlluar me një plumb në këmbë. Ndërkaq, rezultatet e autopsisë kanë konfirmuar se predha kishte dëmtuar një arterie të madhe, duke shkaktuar gjakderdhje të rëndë, e cila i mori jetën.
Lexo edheÇfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit në unazën e Shkupit? Detaje të reja për vdekjen e dyshimtë të 38 vjeçaritPërveç pamjeve nga kamerat e sigurisë, hetuesit po kryejnë ekspertizën e telefonit të viktimës, duke analizuar përmbajtjen e tij dhe lëvizjet e tij përmes stacioneve bazë të telefonisë mobile.
Gjatë këqyrjes në vendin e ngjarjes janë kërkuar edhe gëzhoja dhe plumbi me të cilin ishte qëlluar viktima, banor i fshatit Lubin të Shkupit.
Nga policia bëjnë të ditur se po zhvillohen hetime intensive për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe identifikimin e autorit të krimit.
Vrasja ka ndodhur në afërsi të Liqenit të Smillkovës, në të njëjtin rajon ku para 14 vitesh u vranë katër të rinj nga Buteli dhe Radishani, si dhe një peshkatar nga Creshova, në rastin e njohur si “Masakra e Smillkovës”.
Ndërkohë, banorët e vendbanimeve përreth shprehen se gjatë orëve të mbrëmjes në zonën e liqenit mblidhen shpesh persona të ndryshëm, duke ngritur dyshime për aktivitete të paligjshme.
Ata vlerësojnë se shtimi i patrullimeve policore në këtë zonë do të ndikonte në përmirësimin e sigurisë dhe parandalimin e incidenteve të tilla./tetova1.mk
Më shumë për këtë
Gruaja sulmon fizikisht bashkëshortin 59-vjeçar në Bit Pazar të ShkupitMaqedoni · 1 javë më parë
Tragjedi në ‘HansanBeg’ të Shkupit: Traktori lëviz vetë dhe shtyp për vdekje 67-vjeçarin në një pikë karburantiMaqedoni · 1 javë më parë
Dramë në Gazi Babë: Një 59-vjeçar nga Shkupi u rrah nga fqinjëtMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












