Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Hoxha Labinot Maliqi: GTA 6 është haram, prindërit të mos ua blejnë fëmijëve

Hoxha Labinot Maliqi: GTA 6 është haram, prindërit të mos ua blejnë fëmijëve

Hoxha Labinot Maliqi ka reaguar lidhur me përmbajtjen e lojës së shumëpritur “GTA 6”, duke u bërë thirrje prindërve që të mos ua blejnë atë fëmijëve, ndërsa ka thënë se as të rriturit nuk duhet ta luajnë.

Përmes një shkrimi në ‘Facebook’, Maliqi ka pretenduar se loja përmban dhunë brutale, vrasje, lakuriqësi, përmbajtje të turpshme, si dhe përdorim të drogës dhe alkoolit.

“Sipas vlerësimeve zyrtare të ESRB në ShBA dhe PEGI në Evropë, loja GTA 6 përmban dhunë brutale, vrasje, lakuriqësi, përmbajtje të turpshme dhe përdorim të drogës e alkoolit.Fakti që kjo lojë është klasifikuar për të rritur, nuk do të thotë se përmbajtja e saj është e pranueshme nga ana morale dhe fetare”, deklaroi Maliqi.

“Përgjegjësia për edukimin e fëmijëve fillon me shembullin që e japim. Jo çdo lojë elektronike është e ndaluar, por jo çdo gjë që quhet lojë është e lejuar”, përmbyll shkrimin ai.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme