Pas një pjesë të parë të ndërlikuar dhe të përfunduar me shifrat 0-0 Juventus ka arritur të fitojë me ‘poker’ kundër Venezia-s.
Suksesi 4-0 në Seria A i ‘zonjës’ erdhi kryesisht falë Woltemade, i cili u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë pas largimit të Alajbegovic.
Gjermani fillimisht zhbllokoi rezultatin në minutën e 53-të, ndërsa më pas asistoi për Koopmeiners i cili dyfishoi shifrat vetëm gjashtë minuta më vonë.
Në minutën e 65-të ishte radha e Cabal për të çuar rezultatin në 3-0, pas një aksioni të bukur ku protagonist ishte edhe Edon Zhegrova.
Golin e katërt e realizoi Kolo Muani nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur një mbrëmje perfekte për Juventusin.
Por vëmendjen e tifozëve shqiptarë e tërhoqi edhe festa e golave.
Edon Zhegrova dhe Kolo Muani festuan duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, një gjest që nuk kaloi pa u vënë re.
Me këtë sukses, Juventusi merr tri pikë të rëndësishme në kampionat dhe konfirmon forcën e tij, ndërsa Zhegrova dhuroi edhe një tjetër moment për t’u festuar nga tifozët shqiptarë.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












