Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ana e errët e Gjermanisë së pasur: Mbi dy milionë fëmijë përballë varfërisë

Ana e errët e Gjermanisë së pasur: Mbi dy milionë fëmijë përballë varfërisë

Ana e errët e Gjermanisë së pasur: Mbi dy milionë fëmijë përballë

Një herë në javë Stephanie shkon te banka e ushqimit (Tafel) në Dortmund dhe merr ushqime për familjen. Çfarë do të gjejë, nuk e di kurrë: çdo herë ka një qese surprizë. Bukë ka gjithmonë. “Prandaj në familjen tonë kemi disa receta me bukë”, thotë. “Semmelknödel, për shembull: i përgatit që më parë, i ngrin dhe i ha edhe më vonë; njësoj si ‘Armer Ritter’, French Toast, Bruschetta.” Duhet të planifikosh. Dhe kjo, thotë ajo, “definitivisht nuk është aq e lehtë sa për familjet e tjera, sepse thjesht nuk i ke mjetet financiare për të siguruar një ushqim siç duhet të ishte”.

Kur një familje ka mundësi më të vogla për të blerë, kjo mund edhe të sëmurë. Ndër fëmijët e familjeve me të ardhura të ulëta, për shembull, rreziku i një problemi psikik është më se dyfish më i lartë. Për obezitetin, domethënë mbipeshën e rëndë, rreziku shkon trefish; këtë e tregojnë studimet afatgjata të Institutit Robert Koch, shkruan DW.

Sociologu i shëndetit Nico Dragano, që bën kërkime në Klinikën Universitare të Dyseldorfit, flet për një lidhje strukturore, jo “për disa familje që kanë një problem”. E shpjegon me një shembull: shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes. “E dimë se varfëria shton rrezikun që të jetosh në një banesë të vogël, në një banesë me cilësi të dobët.” Atje lagështia dhe myku kthehen lehtë në problem. Në një dimër të rëndë, familjet e varfra nuk i kanë paratë për të mbajtur ngrohjen pa ndërprerje. Të gjitha këto, sipas tij, janë faktorë rreziku për shëndetin e fëmijëve.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme